28,03,2024

BIK-u fiton rastin me Shaip Mujën për ndërtimin e Xhamisë në Kalabri

Must Read

Në vitin 2013 admistarta e ish kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa dha leje për ndertmin e xhamisë në lagjen Kalabria. Por, kundër këtij vendimi ishte ankuar familja e ish deputetit të PDK-së, Shaip Muja dhe disa banorë të tjerë me arsyetimin se është shumë afër ndërtesave. Vendimin e Komunës e pati pezulluar ish ministri i MMPH-së, Dardan Gashi.

Sot në hapësirat e Ministrisë Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, u.d i ministrit Ferat Shala, priti në takim Këshillin e Bashkësisë Islame në përbërje të Hetem Sopi, Idriz Gjigoli dhe Behar Ternava, raporton lajmi.net.

“Me këtë rast, mysafirët e para ushtruesit të detyrës së ministrit  Shala vendimin e Gjykatës Themelore lidhur ndërtimin e  Xhamisë në lagjen “ Kalabria”. Temë kjo e hapur në vitin 2013 ku me date 01.07.2013 Komuna e Prishtinës lëshon leje për ndërtimin e Xhamisë në lagjen Kalabria, ku pas ankesës së banorëve të kësaj lagje, MMPH me date 13.09.2013 pezulloj aktvendimin e komunës me arsyetimin e mungesës së Planit të detajuar Rregullues për atë lagje”, ka bërë të ditur MMPH-ja në një komunikatë për media.

Tutje në komunikatën e ministrisë është bërë e ditur se, pas ankesës së BIK-ut, Gjykata Themelore në Prishtinë me 11.10.2016 lëshoj vendimin e rikthimit të çështjes në rishqyrtim-rivendosje në MMPH. “Me këtë rast pas falënderimit të mysafrive në vizitë, u.d i ministrit Shala theksoj se MMPH do të respektoj çdo vendim të gjykatës”, ka bërë të ditur MMPH-ja. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img