18,11,2024

Zyrtarit policor dhe dy të dyshuarve të tjerë, u caktohen masat e sigurisë

Must Read

Ferizaj 18 shkurt 2021

– Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit K.K. zyrtar policor dhe të pandehurit F.R. shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale fajdeja nga neni 343 paragrafi 1 lidhur me
paragrafin 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), ndërsa ka refuzuar kërkesën
për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.R. i dyshuar për veprën penale
fajdeja nga neni 343 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e arrestit
shtëpiak.
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i
procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri K.K. në muajin maj 2017 ka pranuar shuma jo proporcionale të parave, në këmbim për paratë e dhëna në shërbim duke e shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të personit tjetër, në atë mënyrë që i ka dhënë 20.000 euro para F.M. me kamatë mujore prej 3 %, i cili ka paguar kamatë çdo muaj nga 600 deri në 800 euro, duke përfituar shumën totale prej 17.800 euro si dhe obligimin për të kthyer borxhin kryesor në shumë prej 20.000 euro, për çka është detyruar të marrë edhe një shumë tjetër prej 15.000 euro me kamatë nga një person i quajtur Xh. i cili jeton në shtetin e Norvegjisë, duke pësuar dëm pasuror mbi 30.000 euro.
I pandehuri F.R. dyshohet se në Ferizaj ka pranuar shuma jo proporcionale të parave, në
këmbim për paratë e dhëna në shërbim, në atë mënyrë që në intervale kohore brenda vitit
2017-2018 i ka dhënë 22.000 euro para në shërbim të dëmtuarit F.M., duke përfituar dobi
pasurore në shumë prej 24.300 euro, si dhe obligimin për të kthyer borxhin kryesor.
Ndërsa gjatë vitit 2017-2018 dyshohet se ka pranuar shuma jo proporcionale të parave, në
këmbim për paratë e dhëna në shërbim, në atë mënyrë që në disa raste i ka dhënë 7.000 euro para në shërbim të dëmtuarit A.N, duke përfituar dobi pasurore në shumë prej 3.500 euro, si dhe obligimin për të kthyer borxhin kryesor, duke përfituar mbi 27.800 euro.
Ndërsa i pandehuri B.R. dyshohet se në muajin prill të vitit 2018 në Ferizaj, ka pranuar shuma jo proporcionale të parave, në këmbim për paratë e dhëna në shërbim, në atë mënyrë që i ka dhënë 10.000 euro para në shërbim të dëmtuarit A.N., duke përfituar dobi pasurore në shumë prej 3.000 euro , si dhe obligimin për të kthyer borxhin kryesor.
Gjykata ka vlerësuar se është përmbushur kushti për caktimin e paraburgimit dhe masës së arrestit shtëpiak të përcaktuar sipas dispozitave të KPPRK-së, duke vlerësuar se për këtë vepër penale hetimet nuk kanë përfunduar, se në këtë çështje penale nuk janë dëgjuar i dëmtuari në cilësi të dëshmitarit, por edhe dëshmitarë tjerë që mund të dëgjohen gjatë zhvillimit të hetimeve, e nga këto arsye gjykata vlerëson se po të gjendeshin të pandehurit në liri mundë të fshehin apo ndryshojnë provat e veprës penale, përkatësisht mund të ndikoj tek të dëmtuarit-dëshmitarët, apo edhe tek të pandehurit tjerë, andaj ka arsye për të besuar se të njëjtit po të gjendeshin në liri mund të pengojnë zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së
paraburgimit kundër të pandehurit K.K dhe F.R., e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ndërsa ka refuzuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin B.R. dhe të njëjtit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në koëzgjatje prej një (1) muaji).
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e
tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img