22,11,2025

Zyrtari francez i ekstremit të djathtë e viziton Izraelin, has në vështirësi për takime

Must Read

Izreli nuk ka asnjë lidhje zyrtare me Frontin Kombëtar francez për shkak të ideologjisë së ekstremit të djathtë dhe historisë së partisë me anti-semitizmin.

Liderja e kësaj partie, Marine Le Pen është një nga kandidatët kyçe për zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen sivjet në Francë.

Emmanuel Nahshon nga Ministria e Jashtme e Izraelit ka thënë se zyrtari i partisë së Le Penit, Nicolas Bay ka qenë në vizitë private dhe se nuk do të takohet me zyrtarët.

Mirëpo Bay ka postuar në Twitter fotografi nga takimet e tij me dy zyrtarë dhe me David Shayan, udhëheqësin e organizatës rinore të partisë në pushtet.

Shayan ka thënë se takimi ka ndodhur “rastësisht” duke mos treguar se për çfarë kanë biseduar.

Johann Habib, zëdhënësi i Federatës Frankofone të Izraelit, vizitën e Bay e ka quajtur “provokim”.

Fronti Kombëtar francez ende nuk ka komentuar për vizitën.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img