Stavileci në një bisedë prë Klan Kosova ka mohuar se në të është diskutuar për seancën konstituive të 3 gushtit, duke theksuar se koalicioni PAN i ka votat për formimin e qeverisë.
Ai kur ka folur për votat nuk ka përmendur emra, por ka thënë deputetët që do ta mbështesin qeverinë jashtë PAN-it janë ata që vazhdimisht kanë punuar për të mirën e vendit.
Të enjten pritet të mbahet seanca e para konstituive për formimin e qeverisë.
Ndërsa, ende nuk janë zbuluar kandidatët e subjekteve politike për Kryetar të komunave në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti./Gazeta Express