10,11,2025

ZYRTARE: Sokol Cikalleshi bëhet me skuadër të re

Must Read

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka firmosur sot për Goztepen, ku do të luajë një sezon në huazim.
Osmanlispori nuk dëshironte ta shiste, por pranoi ta jepte në huazim, pasi edhe vetë Cikalleshi dëshironte të luante në elitë.
Përveç kësaj, një sezon në divizionin e dytë do ta ulte vlerën e kavajasit në treg dhe Osmanlispori ka vendosur t’ia japë Goztepes.
Klubi nga periferia e Izmirit mundi Fenerbahçen fundjavën e shkuar, por ka një sulm të dobët dhe shpreson shumë që eksperienca e Cikalleshit ta ndihmojë.
Sulmuesi i Shqipërisë shënoi 8 gola në 29 ndeshje sezonin e shkuar dhe në Turqi ka luajtur edhe për Bashakshehir dhe Akisarspor. Në këtë moment Cikalleshi është sulmuesi i vetëm në formë të plotë fizike te Shqipëria, nga brezi i vjetër, ndërsa Sindrit Guri është lojtari i vetëm që po luan rregullisht nga të rinjtë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img