08,06,2025

Zyrtare: LDK në koalicion me AKR-në

Must Read

Ferizaj. 12.11.2017. Para pak çastesh ne selin e LDK-së në Ferizaj është nënshkruar koalicioni parazgjedhore në mes të LDK-së dhe AKR-së në Ferizaj.

Në një konferencë për media kryetari I LDK-së në Ferizaj , njëherit kandidat për kryetar të Ferizajt Muharrem Svarqa ka nënshkruar një kontratë të koalicionit me Labinot Tahirin , koordinator i AKR—së dega në Ferizaj.

Sipas kësaj kontrate këto dy subjekte do të garojnë së bashku dhe do të përkrahin kandidatin e LDK-së Muharrem Svarqa në garën e balotazhit për të parin e Ferizajt.

Ky është koalicioni i parë zyrtarë në Ferizaj në mes të subjekteve politike për përkrahje të kandidatëve për të parin e Ferizajt.

Në anën tjetër kundër kandidati nga radhët e PDK-së ditë më parë ka deklaruar se në garën e balotazhit për të parin e Ferizajt do të hyj i vetëm.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Banorët e Manastircit alarmojnë: Shtyllat e dëmtuara të rrymës po rrezikojnë jetën — kërkohet ndërhyrje urgjente nga KEDS

Manastirc, Ferizaj — 6 qershor 2025 Banorët e fshatit Manastirc të Komunës së Ferizajt janë të shqetësuar për situatën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img