12,03,2025

Zyrtare: Këta janë lojtarët e ftuar për ndeshjet me Kroacinë dhe Finlandën, këto janë risitë dhe mungesat (Foto)

Must Read

Bunjaki ka zbuluar listën prej 22 lojtarëve të ftuar për ndeshjet me Kroacinë e Finlandën.

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki, ka zbardhur listën prej 22 lojtarëve të ftuar për ndeshjet me Kroacinë e Finlandën.

Risi është rikthimi në skuadër i Besar Halimit, që nuk është ftuar për arsye teknike në disa ndeshjet e fundit. Për herë të parë është ftuar Ardin Dallku.

Kurse do të mungojnë Herolind Shala, Alban Pnishi, Fidan Aliti, Fanol Perdedaj dhe Avni Pepa: “Nuk kanë hapësira me skuadrat e tyre dhe kanë mbetur jashtë”, theksoi Bunjaki.

Ndeshja e parë do të jetë ajo me Kroacinë më 2 shtator në “Maksimir’ në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës “Rusi 2018”, derisa pas tri ditëve Kosova pret Finlandën në “Loro Boriçi” në Shqipëri. /Gazeta Express/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndalohen tre persona për rastin ” Lëndim i rëndë trupor” në Ferizaj

Me datën 08.03.2025, rreth orës 10:30 në rrugën "Kruja" në Ferizaj, katër të dyshuar meshkuj, kosovarë kanë sulmuar fizikisht...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img