19,12,2025

Zyra e BE-së në Kosovë bën thirrje që institucionet të formohen sa më shpejtë

Must Read

Në një intervistë për Telegrafin, zëdhënësja Dinka Zhival thotë se përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë kërkon nga partitë parlamentare të veprojnë me përgjegjësi dhe të përmbushin detyrimet që rrjedhin nga Kushtetuta dhe ligjet.

“Kosova përballet me shumë sfida – papunësia e lartë, sistemi arsimor me performancë të ulët, korrupsioni dhe sundimi i dobët i ligjit – të cilat mbeten pengesë për tërheqjen e investimeve të qëndrueshme që ndihmojnë zhvillimin e ekonomisë. Prandaj, është e rëndësishme që liderët politikë t’i marrin seriozisht këto sfida dhe të veprojnë në përputhje me interesin më të mirë të popullit të Kosovës”, thuhet në përgjigjen dhënë Telegrafit.

Sipas përfaqësuesve të BE-së në Prishtinë, Kosova ka perspektivë të qartë evropiane dhe Bashkimi Evropian pret përshpejtim në agjendën e reformave që kontribuojnë në këtë rrugëtim.

“Banorët e Kosovës presin udhëheqje të përgjegjshme që do të bëjë përparime të rëndësishme drejtë rrugës evropiane. Është detyrë e udhëheqësve politikë të ecin përpara”, deklaron Zhival. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

13-vjeçari lëndohet nga mjetet piroteknike në Ferizaj, dërgohet për trajtim në QKUK

Një rast shqetësues ka ndodhur më 17 dhjetor 2025 në fshatin Cërnillë të Ferizajt, ku një fëmijë 13-vjeçar ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img