26,12,2024

Zvogëloi kilometrat e kaluara të veturës dhe e shiti, e akuzuara dënohet me 400 euro gjobë

Must Read

E akuzuara T.M., është dënuar me 400 euro gjobë, pasi nga prokuroria ngarkohej se ka bërë ndryshimin e kilometrave të kaluara në “odometër” – instrument-tabelën e veturës “Peugeot 308”, duke i zvogëluar ato nga 278 mijë e 598 kilometra sa i ka pasur në fillim në 182 mijë 443 kilometra të kaluara, me qëllim që të rris çmimin real të  tregut, e cila veturë është blerë nga i dëmtuari E.K.

Një vendim të tillë, e ka marrë gjykatësi i Gjykatës Themelore në Ferizaj, Shabi Idrizi, më 23 shkurt të këtij viti, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Fillimisht, e akuzuara T.M. me avokatin e saj Fatlir Ramadani, kanë arritur marrëveshje me Prokurorinë e Ferizajt për pranimin e fajësisë, të cilën marrëveshje gjykata në fjalë e ka aprovuar më 18 shkurt.

Sipas kësaj marrëveshjeje, e akuzuara është dënuar me 3 muaj burgim efektiv, i cili dënim me pëlqimin e saj i është zëvendësuar në dënim me gjobë prej 300 euro, si dhe 100 euro gjobë tjera, gjithsej 400 euro gjobë.

Ndërkaq, i dëmtuari E.K. për realizimin e kërkesës pasurore-juridike është udhëzuar në kontest civil.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, më 19 janar 2022, ka ngritur aktakuzë ndaj T.M., me arsyetimin se ajo në mes muajve dhjetor 2020 dhe janar 2021, me qëllim të përfitimit të  kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve si dhe  duke i fshehur faktet, e ka mashtruar të dëmtuarin E.K., duke e vënë në lajthim dhe nxit të kryejë veprim në dëm material të pasurisë së tij.

Sipas prokurorisë, në atë mënyrë që ka bërë ndryshimin e kilometrave të kaluara në “odometër” – instrument tabelën e automjetit të “Peugeot 308”, duke i zvogëluar ato dhe me qëllim që të rris çmimin real të  tregut të veturës, nga 278 mijë e 598 kilometra sa i ka pasur në fillim në 182 mijë 443 kilometra të  kaluara, e cila veturë është blerë nga i dëmtuari E.K., duke i shkaktuar dëm në vlerë të papërcaktuar.

Me këtë, T.M., akuzohej se ka kryer veprën penale “Mashtrimi”, nga neni 323, paragrafi 1 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img