20,11,2024

Zvicra, vendi që ka investuar më së shumti në Kosovë

Must Read

Sipas raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës, investimet e Huaja Direkte (IHD) të pranuara në Kosovë gjatë vitit 2015 arritën vlerën prej 324.4 milionë euro.

Sa i përket origjinës së investimeve të huaja Zvicra ka investuar rreth 73 milion euro, pastaj Turqia rreth 58 milion euro, Gjermania 45 milion euro.

Ndryshe, numri sipas të dhënave të Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, numri i bizneseve me pronarë të huaj në Kosovë është 7212, kurse 1766 është numri i bizneseve me pronarë nga shteti i Zvicrës, Turqisë dhe Gjermanisë.

Sic rasportojnë mediat në Prishtinë, patundshmëria dhe shërbimet financiare janë sektorët ku më shumti kanë kapital bizneset me pronarë të huaj.

Ekspertë për çështje ekonomike konsiderojnë se numri i madh i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Zvicër, ka ndikuar që të investimet e këtij shteti të jenë më të pranishme në Kosovë, e konkretisht në sektorin e patundshmërisë.

Ndryshe, shteti ku më së shumti kanë emigruar kosovarët, është Gjermania me 35.25 për qind, e pasuar nga Zvicra me 22.94 për qind.

Por, përveç investimeve direkt, edhe vlera e remitencave që pranohen në Kosovë vijnë kryesisht nga Gjermania dhe shteti i Zvicrës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img