Zëvendësministri i MPBZHR’së, Mevludin Krasniqi, e ka shoqëruar sot Presidentin Hashim Thaçi, për të parë nga afër mbarëvajtjen e fushatës së korrje-shirjeve të grurit tek disa fermerë. Me këtë rast, Krasniqi ka thënë se fermerët, do të vazhdojnë ta kenë mbështetjen e institucioneve vendore.
Postimi i tij i plotë:
Me Presidentin e Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi dhe Kryetarin e Ferizajit z. Agim Aliu, e pamë nga afër mbarëvajtjen e fushatës së korrje-shirjeve të grurit tek fermeri Xhevat Uka në fshatin Prelez i Jerlive të Komunës së Ferizajt. Fermeri Xhevat Uka është kultivues i rreth 300 hektarëve me grurë dhe rreth 200 hektarëve me misër.
Fermerët, do të vazhdojnë t’a kenë mbështetjen e Institucioneve tona dhe të Presidentit të Republikës, edhe në gjetjen e mundësive për t’i mbështetur fermerët që kanë pësuar dëme nga të reshurat e javëve të fundit!
Këtë vit në vendin tonë janë mbjellur 74133 ha grurë nga gjithësejt 83515 ha drithëra, ku pritjet janë që të kemi rendimente prej afër 300 mij tonë grurë!
Fermerët e këtij sektori do të mbështeten nga MBPZHR me nga 150 Euro për hektar.
Të gjithë këta fermerët, përmes pagesa e direkte të subvencioneve që do të fillojnë nga nesër, do të përfitojnë 9.7 miloin Euro këtë vit!