01,07,2025

Zjarri përfshiu pullazin e një ndërtese në Ferizaj, evakuohen banorët

Must Read

Një incidenti zjarri ka ndodhur të premten në Ferizaj, ku zjarri kishte përfshirë pullazin e një ndërtese.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli

“Më datë 18.01.2025, rreth orës 01:10, kemi pranuar një informacion për një incident zjarri në një ndërtesë banimi, ku pullazi i saj ishte përfshirë nga flakët. Policia e NJRSH-së dhe policia e rendit nga stacioni i Ferizajt reaguan menjëherë, duke evakuuar të gjithë banorët. Pas tyre, zjarrfikësit mbërritën dhe arritën ta lokalizojnë zjarrin. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, por fatmirësisht nuk është raportuar për të lënduar”, tha ai.

Veseli shtoi tutje se lidhur me rastin, prokurori i shtetit është njoftuar dhe nën autorizimin e tij, kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj personit zyrtar dhe armëmbajtje pa leje

Me datë 30.06.2025 rreth orës 23:00, në rrugën "Vëllezërit Çaka" në Kaçanik, ka ndodhur një rast i sulmit ndaj...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img