20,11,2024

Zjarrfikësit u shkruajnë institucioneve, kërkojnë ndihmë për gjendjen e tyre të rëndë

Must Read

Zjarrfikësit e Kosovës iu janë drejtuar institucioneve më të larta të vendit me kërkesë që të shqyrtohet pozita e tyre e rëndë, e nëpërkëmbur para e pas vitit 2011, dhe për gjetjen e zgjidhjes për problemet e vështirësitë me të cilat përballen. Ata kanë kërkuar ndihmë edhe nga mediat, që të pasqyrojnë hallet e tyre reale.

Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës i ka shkruar letër kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ministrave Bedri Hamza, Flamur Sefaj, Mahir Jagcillar, Skender Reçica si dhe drejtorit të AME, Fadil Kodrës, Komisionit për Siguri, deputetëve të Kuvendit të Kosovës, kryetarëve të komunave , si dhe kryetarit të BSPK-së , Avni Ajdinit, të cilëve ua ka qarë hallet dhe ka kërkuar ndihmën e tyre për gjetjen e rrugëdaljes.

Në letrën e Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës thuhet:

Të shqetësuar me pozitën e vështirë që ka kapluar Shërbimin e zjarrfikjes dhe shpëtimit në të gjitha komunat e Kosovës, ju drejtohemi, si përgjegjës të institucioneve më të larta shtetërore, me shpresë se do të shqyrtohet kjo gjendje e rëndë dhe e papërballueshme që po na përcjell vite me radhë. Shërbimin e zjarrfikjes dhe shpëtimit në vend.

Kushtet në të cilat punojnë zjarrfiksat janë të rënda që nga paslufta, asnjëherë nuk iu dha prioritet dhe askush nuk u angazhua qe kjo gjendje të tejkalohet, por gjendja u përkeqësua pas vendimit që Qeveria mori që ky shërbim të transferohet nga niveli lokal në nivel qendror, gjegjësisht nga komunat në MPB/AME, ku zjarrfikësit ligjërisht janë staf i Ministrisë, u nxirren akte ligjore dhe nënligjore, por asnjëherë nuk u implementuan dhe si pasojë e kësaj gjendje zjarrfikësit përballen me shkelje të të drejtave të punëtorëve, të drejta të garantuara me ligjet në fuqi. Shërbimi i zjarrfikësve nuk ka status juridik të definuar, pa buxhet të planifikuar, dhe askush nuk merr obligimet si punëdhënës që dalin nga Ligji i punës dhe kontratat e punës.

Shpresojmë që këtë kërkesë do ta shqyrtoni me azhuritet dhe do të ndani pak kohë tuajën të vlefshme të na pranoni në një takim, ku do të diskutonim të gjitha problemet që ballafaqohet ky shërbim emergjent i domosdoshëm për mbrojtje dhe shpëtim, përfundon letra e sindikatës, e nënshkruar nga kryetari Muharrem Beka.

Tetë kërkesat e zjarrfikësve:

Të ballafaquar me një situatë shumë të rëndë sa i përket organizimit, financimit dhe menaxhimit të Shërbimit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit edhe një herë t’ju dërgojmë një letër publike për të shprehur pakënaqësitë dhe shqetësimet tona lidhur me mos gadishmërinë e institucioneve vendimmarrëse qe kjo gjendje të përmirësohet dhe te sigurohen kushte normale për punë.

Mosdefinimi i kompetencave menaxhuese në mes të MPB/AME dhe Komunave që nga viti 2012, kur është bërë transferimi nga Komunat në MPB dhe që asnjëherë nuk u realizua, ka shkaktuar mjaft probleme dhe ka shkaktuar situatë mjaft konfuze në këtë shërbim, ku asgjë nuk funksionon dhe askush nuk angazhohet që kjo gjendje të tejkalohet. Zjarrfikësit janë pa Status Juridik, mosdefinim të Kompetencave Menaxhuese ne mes të AME/Komuna, numri i vogël i zjarrfikësve, mandej si pasojë e këtij vakumi institucional, zjarrfikësit kanë mbet pa uniforma, pa pajisje personale, të domosdoshme për mbrojtje dhe siguri në punë, me teknikë të stërvjetruar, pa pajisje te sigurta për punë, të patestuara dhe te pakontrolluara sipas deklaratës së prodhuesit, përdorimi i tyre drejtpërdrejt rrezikon jetën e zjarrfikësit, pa përkujdesje institucionale sa i përket aplikimit të masave për mbrojtje dhe siguri në punë, vështirëson pa masë veprimtarinë tonë.

Për këtë gjendje të krijuar në vazhdimësi kemi kërkuar nga institucionet relevante që situata e krijuar të zgjidhet në mënyrë institucionale, por asnjëherë nuk morëm përgjigje dhe as që u analizua kjo gjendje e krijuar dhe problemet e identifikuara mbetën të pazgjidhura dhe kjo situatë e krijuar ka shkaktuar indinjatë të thellë te kjo kategori e të punësuarve.

Kërkesat tona janë të drejta dhe legjitime të bazuara në ligje mos zbatimi i ligjeve ne fuqi, si ligji i Punës, ligji i Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Ligji për mbrojtje dhe siguri në punë, rregullorja Nr.33/2012 për shtesa në pagë dhe kompensime tjera, mos implementimi i kontratës së punës, konsiderojmë se është shkelje flagrante e të drejtave të punëtorëve dhe diskriminim total dhe mos zbatimi i këtyre ligjeve ka bë që zjarrfikësit mos t’i gëzojnë këto benefite edhe sot zjarrfikësit janë shërbimi i vetëm që nuk kompensohen për orët për ndërrim të natës, orët jashtë orarit, festat shtetërore dhe fetare, koeficienti më i vogël i mundshëm në disa komuna 4.83, mos kompensimet për lëndime në vendin e punës, gjitha shpenzimet mjekësore zjarrfikësit duhet që t’i sigurojnë vet.

Prandaj APELOJMË që urgjentisht të shqyrtohet kjo gjendje, kërkojmë nga institucionet, nga Niveli Qendror dhe Lokal, Ministritë përkatëse, që të harmonizojnë qëndrimet të angazhohen urgjentisht që kjo gjendje të tejkalohet.

Ju jemi drejtuar me qëllim që në ligjin për buxhetin në lexim të dytë, që të gjitha institucionet relevante qeveritare, deputetët, të bëjnë vërejtjet e tyre rreth votimit dhe të angazhohen që të mbrojnë interesat e Shërbimit të Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit dhe të shqyrtohen mundësitë që të sigurohen mjete buxhetore dhe të na krijohet mundësi që shërbimi të jetë funksional dhe te jetë i gatshëm qe të kryejë misionin në mënyrë të dinjitetshme.

Shpresojmë se shqetësimet tona do të jenë edhe shqetësime tuaja dhe është momenti i fundit që kjo gjendje të rregullohet, që Shërbimi Zjarrfikjes dhe Shpëtimit të gëzojë tretmanin që e meriton si Shërbim Human emergjent. Misioni i themelimit, të këtij Shërbimi është shpëtimi i jetës se njeriut dhe të mirave materiale. Kjo gjendje e krijuar nuk e arsyeton qëllimin e themelimit. Nuk ka logjikë që ata të cilët janë të thirrur si Shpëtimtarë, të jenë të rrezikuar. Zjarrfikësit po e humbin durimin, prandaj veproni

Kërkesat e Sindikatës së Zjarrfikësve janë:

Të rregullohet Statusi Juridik / Statusi i tanishëm – shërbyes Civil

Të definohen Kompetencat Menaxhuese

Të sigurohet buxhet për Shërbimin e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit;

Të përmirësohen kushtet e punës, të sigurohen pajisje dhe mjete për punë;

Të kompensohen ndërrimet e natës, festat shtetërore dhe orët jashtë orarit;

Pagat e Zjarrfikësve të nivelizohen më shërbimet tjera Emergjente;

Të sigurohet shujta e ngrohtë;

Të harmonizohen koeficientët në nivel të Komunave./Koha.net

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img