22,02,2025

Zjarre në fshatrat e Ferizajt, shkaktohen dëme

Must Read

Një plantacion i mbjellur me pemë (molla) me sipërfaqe 3-4 hektarë është përfshirë nga zjarri në fshatin Prelez i Jerlive të Ferizajt.

Siç njofton policia rasti ka ndodhur dje, ku sipas ankuesit nga zjarri i janë dëmtuar rreth 200 trupa te pemëve dhe sistemi i ujitjes në sipërfaqe prej 30 ari. Zjarri është lokalizuar nga njësiti i zjarrfikësve. Rasti nën hetime.

Kurse në fshatin Rahovicë të Ferizajt, dje nga zjarri i shkaktuar në fshat i janë djegur rreth 700 copa duaj ushqim për kafshë.

Zjarrin e përfshirë në një sipërfaqe prej rreth 80-90 hektar e kanë lokalizuar zjarrfikësit. Rasti është duke u hetuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe njësit i zjarrfikësve të cilët kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrin. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Historia e elektrifikimit të Kosovës nga drita e parë deri të shtëpia e fundit

Nga viti 1921, kur u ndez drita e parë, deri në vitin 1983 kur u bë elektrifikimi i plotë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img