04,08,2025

Zjarr në malet mes Nerodimes dhe Dremjakut – Apel për kujdes nga banorët

Must Read

Ferizaj, 13 Korrik 2025 – Një vatër zjarri ka përfshirë mbrëmjen e sotme zonën malore përgjatë rrugës që lidh fshatin Nerodime e Epërme me fshatin Dremjak, në komunën e Ferizajt.

Lajmin e ka bërë të ditur Avni Nuhaj, përfaqësues i fshatit Nerodime e Epërme, i cili përmes një deklarate publike ka konfirmuar ndërhyrjen e shpejtë të njësive zjarrfikëse në terren.

“Përshëndetje për të gjithë! Kujdes me zjarret – sonte në rrugën për në fshatin Dremjak ka shpërthyer një zjarr në mal. E kam lajmëruar zjarrfikësit dhe për momentin janë në terren duke ndërhyrë për shuarjen e zjarrit. Të lutemi që të jemi të kujdesshëm me natyrën dhe të mos ndezim zjarre pa kontroll. Faleminderit për mirëkuptim!” – ka bërë thirrje Nuhaj.

Ai ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë stinës së verës dhe të shmangin ndezjen e zjarreve të pakontrolluara, të cilat mund të rrezikojnë seriozisht mjedisin dhe pronën e banorëve.

Për momentin, zjarrfikësit janë duke vazhduar përpjekjet për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa autoritetet kanë kërkuar bashkëpunimin e komunitetit për raportimin e çdo rreziku të mundshëm zjarri.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndëshkohen dy shoferë për kundërvajtje të rënda në komunikacionin rrugor

Ferizaj, 03.08.2025 Më datë 02.08.2025, rreth orës 20:10, Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndërmarrë masa ndaj dy shoferëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img