07,01,2026

Zjarr i madh përfshin malet pranë fshatit Mirash, rrezikohen edhe shtëpitë

Must Read

Ferizaj, 12 gusht 2025 – Një vatër e madhe zjarri ka shpërthyer sot në malet rreth fshatit Mirash të Komunës së Ferizajt, duke arritur deri te zona e njohur si “Kroni me Gur”.

Bashkim Bytyqi, banor i fshatit Mirash, ka thënë se situata është alarmante dhe se flakët po përhapen me shpejtësi.

“Zjarrfikësit janë njoftuar dhe jemi në pritje. Nëse vazhdon kështu përhapja e zjarrit, në orët e para të mëngjesit do të rrezikohen edhe shtëpitë. Me një grup vullnetarësh, po bëjmë përpjekje për ta parandaluar përhapjen e zjarrit, por duket e pamundur,” – tha Bytyqi.

Banorët e zonës kanë nisur të organizohen për të ndihmuar në izolimin e flakëve deri në mbërritjen e ekipeve të zjarrfikësve. Ende nuk dihet shkaktari i zjarrit, ndërsa autoritetet pritet të japin informata të mëtejshme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një person nuk i ndalet patrullës së policisë dhe shkakton aksident trafiku në Ferizaj

Njësitë e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë ndërmarrë veprime ndaj një personi për disa kundërvajtje në trafik. Më datë 05.01.2026,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img