Sport

Zidane me dy ndryshime ndaj Wolfsburgut

By FerizajPress

April 11, 2016

James Rodriguez dhe Dani Carvajal pritet të startojnë të martën mbrëma ndaj Wolfsburgut

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, duket se do t’i bëjë dy ndryshime në formacion, në krahasim me ndeshjen e parë ndaj Wolfsburgut.

Sipas të përditshmes spanjolle, Marca, trajneri francez pritet t’i qesë në fushë nga minuta e parë mesfushorin James Rodriguez dhe mbrojtësin Dani Carvajal.

Carvajal do ta zëvendësojë Danilon, ky i fundit ka zhgënjyer të gjithë me paraqitjen në Gjermani. Ndërsa James pritet të inkuadrohet në ven të Casemiros, çka do të thotë se Toni Kroos do të rikthehet në pozicionin e mesfushorit defensivë, pozitë të cilën e luajti nën urdhëratë e ish trajnerit, Carlo Ancelotti