28,11,2025

Zidane deklarohet i kënaqur pas fitores, vlerëson lartë Ronaldon

Must Read

Reali mposhti me lehtësi 5:1 polakët e Legias, në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve në fazën e grupeve.

Trajneri francez në konferencë për shtyp pas ndeshjes, ka thënë se është i kënaqur me lojën ofensive të skuadrës, dhe mundësit e shumta të krijuara.

“Ne krijuam shumë mundësi, shënuam pesë herë dhe jam i kënaqur me lojën tonë në pjesën ofensive. Ne luajmë futboll sulmues sot. Ne gjithmonë mund të përmirësohemi, luajmë pak duke rrezikuar por e mira është se kur luanim në fazën ofensive krijuam shumë mundësi. Gjëja më e rëndësishme për sot ishte që të fitonim dhe të shënonim. Çdokush dëshiron që ne të shënojmë pesë, gashtë, shtatë gola, por duhet punuar shumë dhe nganjëherë nuk e arrin atë që gjithmonë dëshiron”, deklaroi Zidane, përcjellë lajmi.net.

Njëra nga pyetjet që mori Zidane, ishte edhe mos shënimi i një goli nga Ronaldo, njeriu që shënon më së shpeshti te Reali.

Zidane arsyetoi Ronaldon, duke thënë se portugezi ka bërë punë të madhe për të ndihmuar shokët e skuadrës të gjejnë rrjetën e golit.

“Jam i lumtur me treshen e fazës së sulmit sot. Njerëzit gjithmonë dëshirojnë që Ronaldo të shënoi hattrik, por ai sot krijoi shumë mundësi për shokët e skuadrës. Jemi të kënaqur me punën e gjithë lojtarëve”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6. 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img