Lajme

Zharku shpenzon 80 mijë euro për vetura me qira

By FerizajPress

November 01, 2016

Për marrjen me qira të këtyre veturave, Ministria e Zharkut do të shpenzoj 79 mijë e 104 euro, shkruan Gazeta Fjala.

Në njoftimin e publikuar, nuk shihet se ka pasur konkurrencë të operatorëve, pasi ai që ka qenë i vetmi në garë edhe e ka fituar.

“AGS”, është emri i operatorit të cilit i është dhënë kontrata dhe i cili ka qenë i vetmi në garë për të fituar tenderin.

Sekretarë të MI-së, arsyetohen se marrja me qira e këtyre veturave, ka qenë propozim i Ministrisë së Administratës Publike, për të kursyer mjetet financiare.

Data e dhënies së kontratës thuhet se është bërë me 28 tetor, ndërsa nënshkrimi i saj pritet të bëhet me 4 nëntor të këtij viti.

.