Ish- kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe ambasadorit britanik, Ruairi O’Connell, të cilët kanë thënë se kthimi i Zharkut në Kosovë është i turpshëm.
Në një postim në Facebook, Zharku ka shkruar se këto deklarata po dëshmojnë që Kosova po shkon drejt diferencimeve ideopolitike, transmeton Indekosnline.
Zharku ka shkruar se u detyrua të jetoj jashtë Kosovës gjashtë vite, vetëm pse dënimi ndaj tij ishte politik dhe i organizuar aq mirë.
Tutje, ai ka thënë se po të kishte dy jetë, një do e kishte jetuar për të kënaqur të apostrofuarit dhe një për drejtësi.
Më poshtë postimi i Zharkut pa ndërhyrje:
Reagimet e Ministrit Tahiri dhe ambasadorit O’Conell, edhe një dëshmi se Kosova po shkon drejtë diferencimeve ideopolitike si të atyre të viteve 90-ta.
Ministri Abelard ( Idriz ) Tahiri, sot paska marrë një detyre që të vlersoj se cka është turp e cka jo.
Shfrytzoj nga rasti të rikujtoj ambasadorin O’Conell se, është Britania e Madhe pikrisht vendi ku buroj e drejta demokrtatike për parashkrimin e vepres penale, dhe të pyes se mos don ai shëndroj Kosovën në Anarki.
Poashtu dua ta pyes Ambasadorin se pse nuk e përmend edhe rastin e Leme Xhemës ish drejtoresh e PTK-së. Unë dua të besoj fort se ambasadori e din se unë nuk kam
pasur fuqi të ndikoj për mos ndryshimin e ligjit për parashkrim të veprës penale, siq ai po deshiron.
Se keto jane diferencime ideopolitike si të viteve 90-ta, ministri mund ta kishte degjuar nga babai i tij ( Idrizi ), ngase besoj që ai ka ditur më së miri me ja sqaru.
Nuk dua të rivalizoj me këtë rast, por dua të pyes ministrin se deri ku kan arritur hetimet për zbulimin e rasteve ” Sulmi në Kuvendin e Kosovës, me raketahedhës” , atë të “vënies së bombës në RTK” si dhe sulmin në shtëpin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së. Në atë kohe ministri publikisht deklaroj se kush është kreu i këtyre organizimeve, ku u cenua siguiria kombëtare, por të njetit janë të lirë.
Do të pysja ministrin, a është turp nëse ju keni dhënë deklarata të rrejshme, gjë që është e dënuar me kodin penal të Kosovës, ose atë se pse z.Molliqaj është i lire dhe “mund të përsërit vepra të tilla”.
E ftoj ministrin publikisht që nëse ai e do Kosovën dhe drejtësin e saj të merret me rastin e montimit ku jam dënuar me porosi dhe këtë rast të dërgoj deri në fund.
Edhe njëher dua të siguroj qytetarët e RKS-së, se jam privuar nga e drejta për të jetuar në Kosovë, për 6 vite vetëm e vetëm se denimi ka qenë politik dhe i organizuar aq mir po dhe i sinkronizuar me zingjirin e drejtësis nga shkalla e parë deri tek supremja.
Po te kisha dy jetë, një do e kisha jetuar për të kënaqur të apostrofuarit dhe një për drejtësi.
Me konsideratë të lartë
Xhabir Zharku /Indeksonline/
Must Read