24,10,2025

Zgjidhet misteri i vajzës që endet rrugëve të Romës (Foto)

Must Read

Autoritetet janë munduar ta intervistojnë vajzën e re, por se ajo përgjigjej vetëm anglisht. Ajo është gjetur duke fjetur në rrugë e nëpër sheshe të qytetit.

Sipas “Mail Online”, 21-vjeçarja është Embla Jauhojarvi nga Stokholmi. Babai i saj, Tahvo sapo ka parë fotografitë ka thënë se ajo është vajza e tij dhe se do të niset drejt Italisë, për një ribashkim me të bijën.

2-10

Ai ka shtuar se vajza e saj ishte e madhe tanimë në moshë dhe se do të shihte jetën e saj. Tahvo ka nënvizuar se e bija kishte shkuar në Itali për të studiuar italisht.

Karabinierët thanë se vajza është e sjellshme, por nuk pranon të bëjë gjithçka që i thuhet prej zyrtarëve policorë.

4-10

Lidhur me këtë rast, më herët ka pasur dyshime se ajo mund të jetë Maria, një vajzë e humbur kur ka qenë e vogël, rasti i së cilës ishte bërë publik në emisionin televiziv italian “Chi l’ha Visto”.

Një shqiptare kishte thënë se e ashtuquajtura “Maria” rrinte përpara vendit të saj të punës në Romë, teksa shton se është munduar të flasë me vajzën, por se e reja nuk është përgjigjur, transmeton shekulli.

Por, sa duket shqiptarja ka gabuar këtë herë, pasi vajza rezulton të jetë suedeze.

5-4

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img