26,12,2024

Zgjidhen tre “Kritikët e rinj”

Must Read

Zgjidhen tre “Kritikët e rinj”
Laboratori i Inovacioneve të UNICEF, në bashkëpunim me organizatën PEN, ka mbajtur sot garën për “Kritikët e rinj” si pjesë e Programit PONDER që synon fuqizimin e të rinjve përmes shkrim-leximit kritik, medial. Ky është edicioni i dytë i kësaj gare prej së cilës kanë dalë tre fitues gjithsej.

Gara ka paraparë çmime për storie kritike me shkrim, video dhe fotografi. Kjo garë ka për qëllim të zhvillojë aftësitë e mendimit kritik dhe qasjen sfiduese ndaj informacionit, përmes shkrimit dhe leximit medial.

Gara ka përmbledhur të gjithë angazhimin e te rinjve drejt kontributit për të bërë ndryshime në shoqëri, duke sfiduar stigmatizimin shoqëror dhe duke i dhënë kahe pozitive zhvillimit të shoqërisë. Këtë, të rinjtë e kanë synuar duke zhvilluar qasjen kritike ndaj dukurive te ndryshme dhe të shprehurit e saj përmes artikujve, videove dhe fotografive – këto 3 kategori te hapura për aplikim në këtë gare.

Gara ka pasur tre fitues: 2 me artikujt më të mirë dhe 1 me fotografinë më të mirë.

Juria në përbërje prej Leonora Aliu, Donjeta Demolli dhe Bardhi Bakija kanë vlerësuar këto storie si më të mirat ngase trajtojnë në mënyrë të strukturuar, e të argumentuar mirë, ngase trajtojnë tema tabu në shoqërinë kosovare si dhe tema që kanë të bëjnë me të drejtat e grave të garantuara me ligj por që nuk po gjejnë zbatim në shoqërinë kosovare.

Dy fituesit e artikujve më të mirë janë: Gylymser Hoxhaj me artikullin “Abortet e pasigurta, një kapitull i heshtur Kosovar” dhe Uresa Ahmeti me artikullin “How does Eve Ensler challenge taboo in The Vagina Monologues?”.

Që të dyja fitueset thanë se kanë zgjedhur këto tema pikërisht sepse kanë dashur të trajtojnë të drejtën e gruas dhe pozitën e saj në shoqërinë kosovare.

Ndërsa fitues për fotografinë më të mirë ishte Sovran Nrecaj me foton mbi të drejtat e barabarta në pronë. “Si planet, toka është e të gjithëve dhe e askujt. Por, prona e prindërve të mi u vendos të trashëgohet tek unë dhe motra, e ndarë barabartë për të dy. Në pjesën time, unë kam mbjellë bari, ndërsa motra… kushedi se çfarë farash gjenden në pjesën e saj të lëvruar!”, tha Nrecaj gjatë prezantimit të fotografisë.

Laboratori i Inovacionit në UNICEF për dy vite është pjesë e programit Ponder dhe përmes trajnimit direkt të 300 të rinjve pa dallim gjinie apo etniteti, ka përcjellë 70 pjesëmarrës të programit në zhvillimin e tyre profesional, përmes ofrimit të punës praktike në platformat mediale në tërë Kosovën; ka ofruar mentorim dhe monitorimit drejt suksesit te 22 të rinjve që janë punësuar në media.

Përves çmimeve fituese, te gjithë te rinjtë të cilët kanë aplikuar në këtë garë tani më kanë hyrë në rrjetin e kritikëve të rinj, dhe si të tillë përmes kësaj gare do të publikohet puna e tyre në platformën Ponder – www.ponder-ks.org, e që ka për qëllim rrjetëzimin e të rinjve që ndajnë interesa të ngjashme, dhe që duan të zhvillojnë mendimin kritik dhe ë bëhen qytetarë aktiv në shoqërinë e tyre. /KosovaPress/

Gjate eventit, zëvendës-shefi i zyrës se UNICEF ne Kosove, James Mugaju, deklaroi se zyra e UNICEF në Kosovë në bashkëpunim të ngushtë me misionin e OSBE-së në Kosovë dhe OJQ PEN janë duke e mbështetur këtë program për shkak se besojnë që nëse investohet në aftësitë e mendimit kritik, do të ketë më shumë të rinj me aftësinë për të filtruar mesazhet në rrjetet sociale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img