18,05,2024

Zgjerohet dhe asfaltohet rruga “Qamil Ilazi”

Must Read

Ka përfunduar sot zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës “Qamil Ilazi “ e cila lidhet me rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj por edhe lidh disa lagje të kësaj ane me qendrën e qytetit.

Me këtë rast drejtori për Infrastrukturë në komunën e Ferizajt Gafurr Ilazi tha se pas disa vonesave që kanë shoqëruar këtë projekt , punët përfundimtare garantojnë për një cilësi të asfaltit dhe më shumë hapësira për lëvizje.

“Sot po e përfundojmë edhe një projekt të rëndësishëm infrastrukturor i cili është në dobi të banoreve të kësaj ane. Komuna e Ferizajt ka treguar në vazhdimësi kujdes që pjesë të ndryshme të qytetit të asfaltohen dhe të krijohen hapësira të nevojshme si për vetuar po shut edhe për këmbësorë” deklaroi drejtori Ilazi.

Edhe banoret e kësaj rruge, e kanë mirëpritur asfaltimin. Thanë se tashmë dukshëm do të lehtësoje qarkullimin e tyre.

Rruga “Qamil Ilazi” është e gjatë rreth 200 metra ndërsa komuna e Ferizajt për përfundimin e këtij projekti ka dhënë 32 mijë euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 17.05.2024  rreth orës 21:00 në rrugën’’Driton Islami’’ në Ferizaj ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img