Votuesit danezë kanë hapur kutitë e votimit për zgjedhjet parlamentare, ku Kryeministrja Social-Demokrate Mette Frederiksen synon një mandat të tretë pas qëndrimit të saj të vendosur kundër përpjekjeve të presidentit amerikan Donald Trump për të marrë kontroll mbi Grenlandën.
Rreth 4.3 milionë danezë janë regjistruar për të votuar. Votimi filloi në orën 08:00 lokale dhe do të mbyllet në orën 20:00, me rezultatet e para që priten në mbrëmje, shkruan AlJazeera, tranmseton klankova.tv.
Sfida kryesore për Frederiksen është ministri i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen nga partia e qendrës-djathtë Venstre. Shumë analistë presin që Social-Demokratët të mbeten partia më e madhe në parlamentin 179 vendesh, megjithatë ata rrezikojnë rezultatin e tyre më të dobët në më shumë se një shekull për shkak të pakënaqësisë mbi shkurtime në programe sociale dhe rritjen e kostos së jetesës.
Votimi i sotëm pritet të tregojë nëse Frederiksen do të ruajë avantazhin e saj politik pas qëndrimit të saj të fortë ndaj SHBA-së dhe sfidave të brendshme sociale.

