29,11,2024

Zgjedhjet e mes-mandatit, Trump 100 ditë larg sfidës së madhe

Must Read

Atyre u duhet të marrin 23 vende për të kontrolluar Dhomën e Përfaqësuesve, që aktualisht e kanë në dorë republikanët. Dhe ata kanë nevojë të marrin edhe dy vende më shumë në Senat për të marrë edhe atje shumicën, edhe pse mundësia për të arritur atë numër duket e vakët.

Trump mori disa lajme të mira këtë fundjavë, me njoftimin se ekonomia ishte rritur me 4.1 për qind në tre mujorin e dytë, shifër më pozitivja kjo që nga 2014-a. Trump me siguri që do ta përdorë këtë si argument për të kërkuar votat në zgjedhjet e mesit të mandatit.

Por, pavarësisht ekonomisë më të fortë, shkalla e mbështetjes për Trump dhe republikanët e tij po bie. Problemi më i madh për republikanët, është fakti që zgjedhësit demokratë janë shumë më entuziastë dhe më të predispozuar për të votuar në nëntor.

Republikanët vetë ndërkohë janë të ndarë. Disa mbështesin Trump, ndërsa të tjerë distancohen nga një president jo popullor, me të moderuarit dhe të pavarurit që nuk janë aspak të kënaqur me të.

Trump i ka kërkuar republikanëve të fokusohen tek çështjet bazike, si emigracioni, me të cilën presidenti ka goditur demokratët për pjesën më të madhe të vitit, duke i akuzuar ata se duan kufij të hapur dhe inkurajojnë dhunën mes bandave.

Demokratët janë ndërkohë më të fokusuar të sulmojnë ligjin republikan për kujdesin shëndetësor dhe përpjekjet për të rrëzuar “Obama care”, dy pozicione jo popullore mes votuesve të moderuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img