Kryesuesi i bordit të ndërmarrjes “Ambienti” Shefqet Bajrami së bashku me kryesuesin e komisionit të aksionareve Ramadan Baliun përmes një konference për gazetarë kanë njoftuar se është zgjedhur menaxhmenti i lartë i kësaj ndërmarrje.
U bë e ditur se në bazë të numrit të pikëve në konkursin që është shpallur për këtë ndërmarrje më së shumti pikë ka fituar Izet Rushiti i cili tashmë është zgjedhur kryeshef ekzekutiv, Vullnet Syla auditor i brendshëm, Labinota Kerqeli sekretare ligjore si dhe zyrtarë kryesor financiar është zgjedhur Zenel Avdyli.