03,05,2024

Zgjatet orari i punës në sektorin e tatimit në pronë

Must Read

Sektori i tatimit në pronë do të punojë me orar të zgjatur 8:00 – 18:00 deri më 2 shtator, për t’ua mundësuar sa më shumë qytetarëve që t’i shlyjnë obligimet tatimore.

Komuna e Ferizajt njoftoi se Drejtoria e Financave, sektori i tatimit në pronë, prej sot e ka zgjatur orarin e punës nga ora 8:00 deri në orën 18:00, me qëllim që t’u shërbejë qytetarëve që duan t’i shlyejnë obligimet tatimore, sipas Ligjit për faljen e borxheve.
Drejtoria e Financave ua kujton edhe një herë qytetarëve borxhlinj, që të përfitojnë nga falja e borxheve, e cila zgjat vetëm deri më 2 shtator.
Nëse deri në këtë datë nuk shlyhen borxhet e mbetura, qytetarët rrezikojnë që t’u ngarkohen sërish borxhet e falura nga 1 janari 2009 deri më 31 dhjetor 2014, plus ndëshkimet për këtë periudhë.
Orari i zgjatur i sektorit të tatimit në pronë vazhdon deri më 2 shtator.

14102444_1248427088525445_8147883473093163250_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img