25,11,2024

Zëvendësministri Mustafa vizitoi Bankën Qendrore të Kosovës

Must Read

Një delegacion i kryesuar nga zëvendësministri i MPB-së, z. Nehat Mustafa, në cilësinë e Koordinatorit Nacional të Strategjisë për Siguri Kibernetike, në vazhdimësi të vizitave në institucionet më të rëndësishme që kanë infrastrukturë kritike të informacionit,  zhvilloi  një vizitë në Bankën Qendrore të Kosovës, ku u prit nga Guvernatori i BQK-së,  z. Bedri Hamza.

Zëvendësministri Mustafa fillimisht njoftoi për nevojën e ngritjes së mekanizmave për mbrojtje nga sulmet kibernetike dhe në këtë drejtim, nevojën që në BQK të ngritën mekanizmat e nevojshëm për parandalim të sulmeve kibernetike dhe ngritjen e vetëdijes rreth rrezikut që ekziston nga sulmet të tilla, sidomos në sektorin bankar, si një institucion i cili mban të dhënat financiare.

Po ashtu u ofrua përkrahja e plotë e MPB-së në mbështetje të BQK-së për ngritje të kapaciteteve në fushën e sigurisë kibernetike. Koordinatori Nacional i Strategjisë Kibernetike, paraqiti nevojën e një fushate vetëdijësuese të përbashkët ndërmjet institucioneve financiare dhe qeveritare me qëllim të njoftimit rreth rrezikut nga sulmet kibernetike.

Ndërsa Guvernatori i BQK-së, z. Bedri Hamza e njoftoi delegacionin për hapat që BQK ka ndërmarr për ngritjen e infrastrukturës së TIK në BQK dhe për veprimet që do të ndermirën në të ardhmen. Ai bëri të ditur se rreziku i ndonjë sulmi eventual kibernetik ndaj institucioneve financiare është permanent.

Guvernatori ofroi përkrahjen e plotë për stafin e tij profesional, në implementimin e të gjitha parakushteve që kërkohen për mbrojtje ndaj sulmeve kibernetike dhe njëherit ofroi përkrahjen e tij personale në të gjitha iniciativat që ndërmerren për këtë fushë.

Si konkludim i këtij takimi doli se rreziku nga sulmet kibernetike ndaj institucioneve financiare, siç janë bankat është permanent, andaj duhet të punohet në krijimin e mekanizmave parandalues dhe bashkëpunimin ndërinstitucional më qëllim të parandalimit të sulmeve kibernetike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img