16,10,2024

Zëvendësministri Mustafa po merr pjesë në mbledhjen e 69 të Akademisë Amerikane të Shkencave Forenzike

Must Read

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Nehat Mustafa, i shoqëruar nga z. Blerim Olluri, Kryeshef i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, po qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po marrin pjesë në mbledhjen e 69 të Akademisë Amerikane të Shkencave Forenzike, e cila po mbahet në New Orleans. Në këtë ngjarje të përmasave globale, Republika e Kosovës është renditur përkrahë shteteve më të fuqishme botërore.

Gjatë qëndrimit në SHBA, delegacioni kosovar zhvilloi takime të shumta, ku duhet veçuar takimin me, znj. Betty Layne, kryetare e porsazgjedhur e Akademisë Amerikane të Shkencave të Forenzikes. Gjatë këtij takimi, zëvendësministri Mustafa e njoftoi, znj Layne, me të arriturat e Republikës së Kosovës në fushën e forenzikes dhe vendosmërinë që investimet materiale dhe profesionale do të vazhdohen edhe në të ardhmen.

Ndërsa kryetarja e Akademisë Amerikane të Shkencave të Forenzikes, znj. Betty Layne vlerësoi lartë të arriturat e Kosovës në fushën e forenzikes dhe ofroi gatishmërinë e saj dhe të akademisë për të ofruar përkrahje profesionale dhe shkencore.

Ftesës së zëvendësministrit Mustafa për ta vizituar Republikën e Kosovës, znj.Layne iu përgjigj pozitivisht, duke premtuar që kjo do të ndodhe në kohën më optimale.

Akademia Amerikane e Shkencave të Forenzikës është akademia më prestigjioze e zhvillimit të shkencave forenzike në botë. Nga viti 2008, dr. Xhemajli Ademaj, Drejtor i Departamentit për Traseologji Forenzike në AKF, është anëtarë i rregullt i kësaj akademie, me thirrjen më të lartë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img