11,09,2025

Zëvendëskryeministri Kelmendi vizitoi Komunën e Hanit të Elezit dhe biznese të kësaj komune

Must Read

Hani i Elezit, 25 prill 2017

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, vizitoi komunën e Hanit të Elezit, ku u prit nga kryetari, Rufki Suma me bashkëpunëtorë.

Zëvendëskryeministri Kelmendi shprehu kënaqësinë që po viziton këtë komunë, e cila udhëhiqet nga një kryetar i pavarur.

Zëvendëskryeministri Kelmendi tha se është biseduar për shumë çështje, por në veçanti për çështjen e pronave të APJ-së të cilat tani janë bërë pronë shtetërore.

Pas takimit me kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, zëvendëskryeministri Kelmendi u takua edhe me përfaqësues të bizneseve të kësaj komune, me të cilët bisedoi për çështjen e furnizimit me energji elektrike, fiskalizimin e bizneseve, si dhe për Pakon Fiskale 2, e cila shumë shpejtë do të kalojë në Qeverinë e Kosovës dhe do të jetë një rilindje për bizneset në përgjithësi dhe ekonominë prodhuese në veçanti.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, njoftoi zëvendëskryeministrin Kelmendi për të gjitha punët dhe problemet me të cilat po ballafaqohet kjo komunë, si dhe për aktivitetet të cilat i ka ndërmarrë kohëve të fundit. Kryetari Suma falënderoi zëvendëskryeministrin Kelmendi për angazhimin e tij në përkrahje të bizneseve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img