11,09,2025

Zëvendësministri Zariqi ka vizituar KEK-un. Po punohet që të mos ketë ndërprerje të rrymës

Must Read

03.01.2018. Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Xhavit Zariqi, vizitën e parë të këtij viti e ka bërë në KEK.
Sipas Zariqit, Qeveria e Kosovës është duke u angazhuar maksimalisht që të kaloj krizën e prodhimit të energjisë elektrike.
Zariqi së bashku me Drejtorin e KEK-ut, Arben Xhukaj, kanë inspektuar punët në minierat e thëngjillit të cilat ditëve të fundit kanë filluar me intensitet të shtuar që vendi të mos ballafaqohet me ndërprerje të energjisë elektrike.

“Në vazhdën e aktiviteteve të vazhdueshme, për të arritur objektivat e Qeverisë së Republikës të Kosovës, që Kosova të kaloj krizën e prodhimit të energjisë elektrike, e cila krizë erdhi si pasojë e neglizhencës së qeverisë kaluar. Sot pata kënaqësinë e veçantë që së bashku me Drejtorin e KEK-ut z.Arben Xhukaj, nga afër të inspektoj punët që po bëhen me një intensitet të shtuar në minierat e thëngjillit, me qëllim që vendi ynë të mos ballafaqohet asnjë herë me ndërprerje të energjisë elektrike” ka thënë Zariqi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img