26,12,2024

Zëvendës kryeministri Kelmendi inkurajoi bizneset e Ferizajt

Must Read

 

Zëvendës Kryeministri në Qeverinë e Kosovës, Ramiz Kelmendi, qëndroi sot në Ferizaj, për të parë nga afër afarizmin e disa ndërmarrjeve prodhuese dhe për të bashkëbiseduar me kreun komunal, si dhe me përfaqësuesit e bizneseve për shqetësimet dhe mund16174727_1413863788648440_4364165537855800799_nësitë e mbështetjes për zhvillim në të ardhmen.

Fillimisht zëvendës Kryeministrin Kelmendi e priti kryetari i Komunës, Muharrem Svarqa, i cili e njoftoi për trendet zhvillimore në këtë komunë, duke theksuar se komuna e Ferizajt është nga kontribuuesit më të mëdhenj në buxhetin e Kosovës me mbi 360 milionë euro. Kryetari Svarqa tha se bizneset në komunën e Ferizajt po punojnë mirë, por gjithsesi se kanë edhe shqetësimet e tyre, siç janë politikat fiskale dhe vështirësitë për qasje në autostradën “Arbën Xhaferi”. Ndërsa si prioritete të Ferizajt, që kanë nevojë mbështetjen e fuqishme të Qeverisë, kryetari Svarqa veçoi zgjidhjen e problemit të hekurudhës dhe ndërtimin e spitalit të ri rajonal.

Lidhur me këto çështje, zëvendës Kryeministri Kelmendi u përgjigj se për çështje të rëndësisë kapitale, siç janë hekurudha dhe të ngjashme, duhet të ketë edhe takime të tjera, në përbërje më të gjerë të ekipeve të Qeverisë dhe të Komunës.

Zëvendës kryeministri Kelmendi dhe kryetari Svarqa, vizituan gjatë ditës fabrikën e ëmbëlsirave “Rolleo” në Fshatin e Vjetër, fabrikën e ujit dhe lëngjeve “Miros” në Mirosalë dhe fabrikën e këpucëve e mbathjeve “Geris” në Prelez. Ata u informuan me kushtet e afarizmit dhe me vështirësitë e prodhimit. Z. Kelmendi u tha këtyre prodhuesve se duhet të përpiqen që më me sukses të ballafaqohen me ekonominë e tregut, se do të zgjidhet pozitivisht çështja e taksës së lartë për shfrytëzimin e burimeve të ujit dhe përgëzoi pronarët e fabrikës “Geris” për rindërtimi
n komplet të fabrikës së këpucëve, e cila qe djegur krejtësisht pranverën e kaluar.

Zëvendës kryeministri Kelmendi dhe kryetari Svarqa u takuan gjatë ditës edhe me mbi 50 përfaqësues të bizneseve të Ferizajt, për të dëgjuar drejtpërdrejt shqetësimet e tyre. Afaristët fesizajas kërkuan që importi i makinave dhe veglave që i dedikohen të njëjtit prodhim, të njëjtësohen në doganë,
të shkurtohen vonesat në procedurat doganore, të tregohet efikasitet më i lartë i Qeverisë në regjistrimin e brendeve të produkteve vendëse, të bëhet e mundur që pagesa e TVSH-së në importe, të paguhet pas një periudhe, kur afaristët t’i kenë shitur mallrat e importuara etj.

Zëvendëskryeministri Kelmendi u tha biznesmenëve ferizajas se Qeveria 16266063_1413863881981764_7874276870039564171_nështë afër vendimit për të trajtuar makineritë e importuara si një tërësi për të njëjtën linjë prodhimi, se do të interesohet rreth shkurtimit të vonesave në procedurat doganore. Ai porositë prodhuesit që të kenë kujdes me produktet e tyre rreth regjistrimit si brende, sepse këtë punë e bëjnë agjenci të pavarura, ndërsa tha se po punohet që me rrumbullakësimin e fiskalizimit, të rregullohet edhe çështja e pagesës së TVSH-së në të mirë të afaristëve importues.

Zëvendëskryeministri Kelmendi theksoi se po punohet për pakon e dytë fiskale, e cila ka për qëllim heqjen e doganës për repromaterialet e bizneseve prodhuese dhe se gjatë shkurtit mund të fillojë zbatimi i këtyre lehtësirave, ndërkohë që po punohet për krijimin e një fondi për të subvencionuar mundësinë që prodhuesit të bëjnë pagesën me kësteve të kredisë pasi të ketë filluar prodhimi dhe shitja e produkteve etj.

Zëvendëskryeministri Kelmendi dhe kryetari Svarqa konstatuan se ambienti biznesor në Ferizaj dhe në Kosovë po përmirësohet përditë e më shumë, ndërsa Komuna dhe Qeveria do të përpiqen me të gjitha mundësitë që ta ndihmojnë zhvillimin ekonomik.

16195948_1413863828648436_2156505182368245186_n 16265807_1413863791981773_6824483204718888325_n 16299108_1413863878648431_5134254275189392935_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img