11,02,2026

Zenun Pajaziti: Gazi lotsjellës i opozitës pengoi realizimin e 320 mijë vendeve të punës!

Must Read

IMG_1672__28_

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti e ka zbuluar pse koalicioni PDK- LDK, i cili premtoi hapjen e 320 mijë vendeve të punës nuk po mund që t’i realizoj. Ai në një intervistë të dhënë për Klan Kosova ka theksuar se opozita është ajo e cila e ka penguar realizimin e këtij premtimi, raporton Gazeta Blic.

“Ne kemi pasur probleme me funksionimin e institucioneve vitale, dhe kjo ka qenë një nga arsyet e dështimit të shumë premtimeve”, iu përgjigj pyetjes së gazetarit se përse nuk u realizuan 320 mijë vendeve të reja të punës të premtuar nga koalicioni PDK- LDK.

Pajaziti ndër të tjera ka thënë se ai nuk pretendon që të jetë kundërkandidat i Kadri Veselit për kryetar të PDK.

Ai ka shtuar se do të jap kontributin e tij në degën e PDK-së në Gjilan./ Gazeta Blic

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Identifikohet dhe arrestohet personi që shkaktoi aksident trafiku dhe u largua nga vendi i ngjarjes në Shtime

Me datën 04.02.2026, rreth orës 18:25, në rrugën magjistrale Shtime–Lipjan, saktësisht në fshatin Davidovc, ka ndodhur një aksident trafiku...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img