Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj së bashku me Zëvendës Ministrin Muharrem Svarqa, knëa vizituar Spitalin e Ferizajt ku po trajtohen disa nga pacientët e lën.duar nga shpërthimi i bombolës së gazit në një restorant të këtij qyteti.
Ai ka thënë se bashkë me kryetarin e Ferizajt Agim Aliun kanë diskutuar për të gjithë mundësitë e përkujdesjes shëndetësore që t’u dalin në ndihmë të lën.duarve, njofton Klan Kosova.
“Spitali i Ferizajt, emergjenca e qytetit, policia, zjarrfikësit dhe qytetarët, kanë dëshmuar nivel të lartë të përkujdesjes ndaj dhjetëra të pla.gosurve pas eks.plodimit të gazit në Ferizaj”.
“Ky trajtim në Spitalin e Ferizajt dhe në Qendrën Emergjente në QKUK, ndaj qytetarëve të lën.duar deri më tani është në nivelin maksimal. Së bashku me kryetarin Agim Aliun, kemi diskutuar për të gjitha mundësitë e përkujdesjes shëndetësore që gjendja e secilit qytetar të jetë në nivelin e duhur dhe të bëjmë çmos që të mos rre.zikohet jeta e asnjë qytetari të lën.duar sot në Ferizaj. Do të jemi pranë të gjithë pacientëve të lën.duar dhe ju urojmë shërim të shpejtë!”.
Disa nga të lën.duarit më rëndë po trajtohen në QKUK në Prishtinë.