Ilir Deda më nuk është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, kjo pasi që ai sot në një konferencë për media ka bërë publike dorëheqjen e tij nga ky subjekt.
Deda po ashtu ka paralajmëruar formimin e një subjekti të ri politik.
Menjëherë pas kësaj deklarate, në media u përmenden emra të njohur nga skena politike të cilët do të jenë pjesë e këtij subjekti të ri politikë.
Ndër emrat e përmendur ishte edhe ai i ish-rektorit të UP-së, Ramadan Zejnullahut.
Mirëpo, pjesëmarrjen e tij në këtë subjekt të ri politik e ka mohuar vetë Ramadan Zejnullahu.
Ai në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë sa i përket kësaj.
“Nuk ka asgjë të vërtetë në këtë lajm. Unë asnjëherë nuk kam aspiruar asnjë formë të angazhimit politikë”, ka thënë Zejnullahu për Telegrafin.
Ish- rektori i UP-së, më tej ka theksuar se ndihet mirë në jetën akademike dhe se aty do të vazhdojë punën e tij.
“Vazhdoj të jem tërësisht i përkushtuar në jetën akademike në UP dhe këtu ndihem mirë”, tha Zejnullahu.