27,12,2024

Zbuloni se cili rrjet social është më i rrezikshëm për shëndetin mendor

Must Read

Vjen një tjetër studim që paralajmëron për efektet negative që rrjetet sociale kanë në shëndetin tonë mendor, që sipas shumë kërkuesve janë shkaktarë të depresionit, ankthit, mungesës së gjumit dhe mund të çojnë shumë përdorues që të kenë probleme me imazhin e trupit të tyre.

Veçanërisht te më të rinjtë të cilët ndikohen lehtësisht dhe janë frekuentues të shpeshtë të rrjeteve sociale. Sipas një kërkimi të fundit të Royal Society for Public Health, një shoqatë bamirësie britanike, mes shumë rrjeteve sociale të analizuara, më i rrezikshmi është Instagram.

Sipas këtij studimi, platforma për foto në pronësi të Facebook, ka ndikimin më të madh në psikikën e të rinjve të intervistuar.
7 përdorues në 10 në Instagram do të kishin vështirësi me imazhin e trupit të tyre (këtu përfshihet edhe Facebook) dhe kjo shkakton ankth. Në vend të tretë, në këtë klasifikim të trishtë është SnapChat.

Rrjetet sociale, të dëmshme për të rinjtë
Shoqata britanike e bamirësisë, që merret veçanërisht me edukimin dhe shëndetin, intervistoi rreth 1500 të rinj, të moshës 14 – 24 vjeç, për të gjetur një lidhje mes shfaqjes së disa problemeve mendore dhe rrjeteve sociale. Objekt të këtij studimi, përveç Instagram e SnapChat, ishin edhe Facebook, Twitter e YouTube.
Sipas rezultateve të hulumtimit, e vetmja platformë që nuk mori vlerësim negativ, ishte YouTube. Në studim ka hapësirë edhe për Cyberbullying (është një formë bullizmi apo ngacmimi që shkaktohet duke përdorur rrjetet sociale): 2 përdorues në 3 mendojnë se Facebook e ka përkeqësuar këtë fenomen.

Ky studim i vogël, por i rëndësishëm, na bën të reflektojmë për marrëdhënien e sëmurë që disa persona, veçanërisht të rinjtë, kanë me rrjetet sociale, të cilët shpesh krijojnë modele jetë të paarritshme dhe pak reale. Të gjithë këto çojnë në probleme me shëndetin fizik dhe mendor. Burimi: Monitor

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img