Lajme

Zbulohet tuneli më i gjatë i trafikut të drogës. Kapen 2 tonë kokainë [Foto || Video]

By FerizajPress

April 21, 2016

Është zbuluar në Meksikë tuneli më i gjatë i përdorur ndonjëherë për trafikun e drogës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ishte një patrullë kufitare ajo që bëri zbulimin dhe që ka shokuar autoritetet.

Rruga e nëndheshme ishte mbi 800 metra e gjatë. Brenda tij u gjetën 7 ton marijuanë dhe 2 ton kokainë.

6 persona janë arrestuar që dyshohen si trafikantë të drogës.

Tuneli niste nga Tijuana dhe përfundonte në një fabrike paletash jashtë qytetit të San Diegos, në një zonë industriale.

Agjentët thanë se tuneli ishte i pajisur me sistem hekurudhor, ventilim, drita dhe një ashensor të madh.

An air vent helps authorities with their investigation after the discovery of a cross-border tunnel from Tijuana, Mexico to Otay Mesa, California April 20, 2016. REUTERS/Mike Blake