Tashmë është bërë zyrtare se himni i botërorit për kombëtaret e futbollit do të publikohet më 25 maj.
Pjesë e këngës do të jetë Will Smith, Nicky Jam si dhe këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, e cila tashmë ka publikuar disa prej imazheve të xhirimeve të klipit.
Por, aktori hollivudian ka shkuar edhe më tej duke ia bërë “tagg” këngëtares sonë në postimin e DJ Diplos, i cili është duke punuar këngën gjersa ka zbuluar titullin e këngës.
Kjo e fundit do të titullohet “One life to live (Një jetë për tu jetuar)” dhe do të sillet ditën e premte.
Theksojmë se himni zyrtar i botërorit do të performohet në finalen e madhe, e cila pritet të ndiqet nga dy miliardë teleshikues.
Kujtojmë se në vitin 2014 Pitbull dhe Jennifer Lopez kanë performuar “We Are One” ndërsa Shakira performoi “Waka Waka” në përmbylljen e kampionatit të vitit 2010.
Ndryshe, Era është duke punuar edhe në projekte të tjera muzikore, që do t’i sjell gjatë këtij viti.