11,09,2025

Zbulohet shtatorja e Dëshmorit të Kombit Imri Halili

Must Read

Ferizaj. 28.11.2017. Me rastin e shënimit të festës së 28 nëntorit u zbulua shtatorja e Dëshmorit të Kombit Imri Halili në Gaçkë të Ferizajt
Pikërisht më 28 Nëntor, në ditën e ngritjes së Flamurit në Gaçkë të Ferizajt është zbuluar shtatorja e Dëshmorit të Kombit Imri Halili. Në këtë tubim kanë marrë pjesë bashkëluftëtarë të Imri Halilit, veteran të luftës së UÇK-së, kryetari i sapo zgjedhur i Ferizajt në zgjedhjet e Nëntorit, Agim Aliu dhe qytetarë të Ferizajt, Gaçkës dhe rrethinës.
Me këtë rast folën bashkëluftëtarë dhe veteran të luftës të cilët evokuan kujtime nga lufta e lavdishme e UÇK-së dhe nderuan veprën e tyre të lavdishme.

“Gaçka ishte strehë e dhjetëra mijëra njerëzve qe ishin larguar nga shtëpitë e tyre me dhune, si e gjithë Kosova edhe ky vend i dha Kosovës 4 martirë, 5 luftëtarë u plagosen” ka thënë Bedri Hasani
Për këtë vepër foli edhe kryetari i OVL të UÇK-së Rafiz Sejdiu i cili tha se shtatorja e Imri Halilit zbukuron dhe nderon fshatin Gaçkë
“Jo rastësisht sot Gaçka po e zbulon këtë shtatore, ky lapidar jo vetëm që e zbukuron Gaçkën por edhe e nderon” ka thënë Rafiz Sejdiu.
Edhe gjenerali Imri Ilazi tha se zbulimi i kësaj shtatore po bëhet në ditët kur kombi shqiptar po shënon ditët më të rëndësishme të tij.
“Sot ne një dite të shënuar dhe të njohur për te gjithë në,dita e flamurit, dita e shumë ngjarjeve te Kosovës edhe ne sot kemi arritur ta zbulojmë këtë shtatore” tha Imri Ilazi
Ndërsa Habit Halili, babai i Dëshmorit të Kombit Imri Hali ka falënderuar të gjithë ata që kontribuuan në ngritjen e kësaj shtatore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img