14,11,2024

Zbulohet plani se si Malit të Zi i përgatitej lufta nga Dikiçi

Must Read

Siç shkruan gazeta Dnevno, bisedat janë zbuluar shtatë ditë para zgjedhjeve. Nga ana e komunikimit është parë të ketë pasur koordinim ndërmjet Dikiç dhe grupi të  tij me subjekte të caktuara politike në Mal të Zi dhe strukturave para-inteligjencës nga Rusia që udhëheqin fushatë kundër NATO-s, raporton Kosova Info.

Në një pjesë të bisedës Dikiç është dukshëm nervoz, sepse nuk përgjigjet personi i kontaktit në  numrin +381 65 xxx, me zemërim pyet  Singjin se për çfarë bëhet, duke i thënë atij se ai erdhi këtu”, se ka 23 burra” që ”ky jo nuk është tallje”, që” njerëzit i ka vendosur”, dhe se” nuk e di se çfarë tu tregojë atyre”Singji thotë se gjithçka do të jetë në rregull dhe me dyshim I thotë:” Nëse jeni të frikësuar, kthehuni prapa”, për çka Dikiç thotë se nuk është”, por që nuk është serioze nëse nuk i  përgjigjet në disa thirrje, dhe duhet të shohë  ai ka për të parë se çfarë është (armët) në”raki”duhet të rishikohen” shishe”(pushkë) bosh dhe të pastër … ajo nuk ishte tallje”.

Nga biseda e këtyre dyve shihet se janë të lidhur me ndonjë politikan vendor që kanë për qëllim të shpallin fitoren dhe të hyjnë në Kuvend, por që ai koordinim shkon përmes ndonjë kanali para inteligjent u ndodhen edhe ndonjë shtetas rusë, dhe se ai që është kryesori ka ndonjë lidhje me Rusinë.

Duket se ato garancione dhe parat e premtuara kanë qenë motivi kryesor i Dikic që të lëshohet në këtë. Më vonë Singja e lajmëron Dikicin të shënojë numrin e dytë. E pyet : “A ke laps? Dikici i konfirmon ndërsa ky i dikton numrin + 381 64 270 xxx.

Biseda zhvillohet kështu:

Singja: Bëhet fjalë që ai numër është i kyçur, por duket se romingu i hëngri, i hëngri ato…kreditin në roming.    Kushdo që të thërret, nuk do ta edhë romingu, kyçe thirrjen. Tani do ta shohë ta kyç, ndërsa ti thirre në këtë. Kështu është çdo gjë në rregull. Nuk kanë shumë (…zhargon) të dislokuar përreth. Kanë rezervë që janë në lagjen Zlatica.

Dikiç : Aha.

Singja;  Zlatica është një lagje. Aty ndodhen të  stacionuar dhe në rast ….do të nisen. Ndërsa këta të tuajt që ndodhen në qytet, nuk do të ketë shumë. Hyrja do të jetë e hapur. Hyrja do te jetë e hapur. Hyrja do të jetë e hapur në  Kuvend nga ana e parkut.

Ai nuk do të jetë i bllokuar do  punojë. Këta tjerët do të jenë të bllokuar.

Dikiç: Aha

Singja: Hyrja nga ana e parkut…Dhe thuaj Nikollës , të gjithë njerëzit  tjerë, grupet që kanë ardhur këtu, duhet ti drejtoj tek ai që ti organizojë…E gjthë kjo duhet të kryhet deri nesër paradite. Hyrja do të kryhet nesër në 23:00.

Dikiç: Mirë.

Singja; Kjo është në 11 të mbrëmjes.

Dikiç: Mirë.

Singja; Ku kjo të ndodhë, pas shpalljes së zgjedhjeve. Nëse gjithçka do të jetë e qetë atëherë në rregull, nëse jo do të ndodhë aty… Aty do të jenë politikanët , ata do të hynë me popullin. Do të mblidhet masë më e madhe e popullit…Kjo bëhet në mënyrë të koordinuar nga të  gjitha anët. Aty ka ende njerëz. Ka grupe sikurse ju. Nuk e di ku janë të vendosur…Gjejë traka të kaltërta.

Dikiç: Trakë….

 Singja; Por të kaltër, vetëm të jenë ngjyrë të kaltër.

Dikiç: Mirë.

Singja: Çdo njeri yni që është i yni në këtë rast, të vendos atë trakë diku që të vërehet….Që njerëzit tanë të njihen kush është kush. Që të mos shkaktohet huti që dikush dikë ta q…ë

Dikiç: Aha ato në mbrëmje të vendosen.

Singja: Po në mbrëmje, që të mos dallohen shumë, por që të vërehen mjaftueshëm. Që të njihen ndërmjet veti. Edhe tuajt dhe të tjerët e dinë këtë (e pakuptueshme) . Që të udhëhiqet me popullin, që të mos veprojnë si miza pa kokë, por që të bëhet në mënyrë të organizuar. Sepse të gjitha sytë janë të drejtuar dhe bukvalisht ti e di kush, të kam thënë.    Ai pret dhe të vështron  ty, edhe neve, edhe mua…Të gjithë. Nga kjo e di, çfarë varet. Mos ta q…ë punën . Ta shtyjmë kjo është për të gjithë.

Dikiç: E kuptoj…Më thuaj vetëm këtë , në vikendic atje ku është     ajo”rakia kur ti tregoj rakinë”? Kur duhet ti jap çelësin?

Singja: Po lirisht të gjitha në diskonim. Nuk duhet ai ta q…e, sepse ajo është nën kontrollin e tyre.

Dikiç: Mirë. Me të do ta takohem tani. I duhet në 22:00. Të takohem me të…

Singja: Dhe të koordinosh të gjitha (e pakuptueshme). Në mënyrë të mençur. Dashtë zoti çdo gjë të jetë në rregull, që ky Millo të pajohet me fatin   se ka humbur, dhe të mos ndodhë asgjë.

Dikiç: Ai të jetë i mençur , do të  dorëzonte menjëherë pushtetin.

Singja: Mu kjo. Në bisedën e mëtejshme Singja shpjegon   se nëse Millo paraqitet dhe tenton të shpallë fitoren, që ta arrestojnë , dhe se për këtë do të ketë shpërblim të veçantë.

Diki ç  pyet se cili është shpërblimi.  Atëherë merren vesh që ta shikojnë dhe ta dorëzojë ”rakin” dhe t’i jep”helikopterin” (dronin me kamerë dhe motorrollë) Diki ç  dy ditë qëndroi në Podgoricë. Lëvizte në drejtim të Cetinës, Virpazarit dhe Nikshiqit por jo në drejtim të Ostrogut-kinse për shkak të sëmurjes-siç theksoi avokat i tij.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img