22,12,2025

ZBULOHET Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për telekomunikacion është arritur me e-maila!

Must Read
Kodi telefonik i Kosoves

Ky është lajm i mirë, marrë parasysh në atë se telekomunikacioni ka qenë njëra nga arsyet që dialogu ishte bllokuar.

Sipas mediave serbe, “BE-ja ka pasur dëshirë të madhe që të shoh përparim në dialog, dhe për këtë e ka shtyrë këtë temë dhe ka insistuar në arritjen e marrëveshjes”, transmeton lajmi.net.

“Takimet e fundit nuk janë mbajtur në Bruksel, por më shumë kontaktet janë realizuar përmes postes elektronike dhe telefonit. Kështu që janë përafruar qëndrimet deri te arritja e marrëveshjes. Ky intensitet i dialogut ka ndodhur në dy-tre ditët e fundit”, thonë burime të “Blicit”.

Marrëveshja, praktikisht është arritur përmes e-mailave (postes elektronike).

Me këtë marrëveshje, Kosova ka marrë kodin ndërkombëtar të telefoninë +383, derisa Serbia do ta ruaj pasurinë e telekomit të saj në Kosovë përmes një kompanie të re që do të themelohet në Kosovë sipas ligjeve dhe procedurave të Republikës së Kosovës. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img