27,08,2025

Zbulohet arsenal armësh në Ferizaj – Policia sekuestron 11 armë pa leje dhe municion

Must Read

Ferizaj, 06.08.2025

Njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, me datë 06.08.2025, ka zbatuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj, të lëshuar me kërkesë të Prokurorisë Themelore.

Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit J.I (M/K) i moshës 70 vjeç në Ferizaj janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 8 armë të gjata dhe 3 pistoleta pa leje, të cilat ishin të vendosura në dhoma të ndryshme të shtëpisë dhe në një depo të improvizuar që përdorej për modifikimin e armëve. Po ashtu, janë gjetur pjesë të ndryshme për armë dhe një sasi e konsiderueshme municioni të kalibrave të ndryshëm.

Për rastin është njoftuar  prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e veprave penale:

– “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”

– “Fshirja, heqja apo ndryshimi i kundërligjshëm i shenjave në armë të zjarrit apo në municion”.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj për procedura të intervistimit, ndërsa për veprimet e mëtutjeshme do të njoftoheni me raport shtesë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Të rinjtë ferizajas do të përfaqësojnë Kosovën në garën më të madhe evropiane të kodimit – Junction 2025 në Helsinki

Ferizaj, 27 gusht 2025 – Një tjetër lajm i mirë për Ferizajn dhe Kosovën: pesë të rinj të talentuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img