03,05,2024

Zbulohen detaje të reja rreth iPhone 8

Must Read

Raporte të ndryshme online thonë se iPhone 8 do të ketë një dizajn të veçantë për nder të iPhone-it origjinal, veçori për njohje të fytyrës dhe një ekran të rrafshët OLED.

Një raport i ri hedhë dritë mbi disa detaje, duke konfirmuar edhe disa prej atyre që tashmë janë raportuar.

Sipas një raporti të ri nga iDrop News, një “person i brendshëm” që foli me një punonjës të Apple, zbuloi se iPhone 8 do të lansohet së bashku me iPhone 7s dhe 7s Plus dhe do të ketë një skaner Touch ID prapa pajisjes, transmeton Gazeta Express.

Kishte edhe raporte të tjera më herët që thoshin se Apple do të vendosë skanerin Touch ID nën ekranin e celularit, por duket se kjo teknologji ende nuk është bërë gati që të lansohet në iPhone 8.

Raporti i njëjtë pretendon gjithashtu se iPhone do ketë një trup metalik të zi dhe shumë të qëndrueshëm ndaj rënieve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nëna raportoi se një i panjohur ia mori vajzën dhe ia dhunoi, policia e dërgon viktimën për ekzaminim

Një grua ka raportuar në polici se vajza e saj dyshohet se në magjistralen Kaçanik-Ferizaj është marrë me veturë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img