17,11,2025

Zbulo diçka brenda piramidës së Egjiptit që ka shokuar historianët

Must Read

Së fundi, hulumtuesit kanë dalluar një hapësirë të madhe të zbrazët brenda trupit të njërës prej piramidave të Gizës në Kajro të Egjiptit, që mund të ndikojë në zgjidhjen e misterit të piramidave, transmeton Gazeta Metro.

Hapësira 30 metërshe është në zemër të piramidës dhe bashkon varret e mbretit dhe mbretëreshës, dhe qartazi hapësira ose dhoma e pazbuluar deri më tash nuk është e qasshme dhe nuk dihet çfarë ka brenda saj.Zbulimi i kësaj hapësire brenda piramidës është bërë përmes një teknologjie që depërton me imazhe brenda piramidës ngjashëm me rrezet X, por në mënyrë shumë më efikase.

Ky zbulim është cilësuar si më i madhi i bërë lidhur me piramidat që prej shekullit 19. Edhe pse nuk dihet me siguri se për çfarë është përdorur, dhoma mund të sqarojë mënyrën e ndërtimit të piramidës, gjë që edhe më tutje ka mbetur mister.Dhoma e zbuluar është 30 metra e gjatë, 8 e lartë dhe ka vëllim prej 600 kubikësh, gjë që sugjeron se mund të jetë përdorur për lëvizjen brenda piramidës të blloqeve të mëdha të gurit.

Metoda e ndërtimit të piramidës vazhdon të jetë mister edhe pas 4500 vitesh, prej kur datojnë piramidat sipas të dhënave të gjetura nga egjiptianët e lashtë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img