29,04,2024

‘Zbulimi’ i Adem Salihajt, gjen ‘vëllezër e motra’ të shqiptarëve në Afganistan

Must Read

Kjo pasi  në  konferencën për media të mbajtur në sheshin ‘Ibrahim Rugova’ në Prishtinë, deputeti  këtë nuk e sqaroi.

Kështu, në konferencën e thirrur, Salihaj deklaroi se në hapësirat e Afganistanit jetojnë një popull që quhet Kalasha, e që numëron 500 mijë banorë, raporton lajmi.net.

“Ky popull përdorë fjalë shqipe dhe ka tradita si tonat”, tha Salihaj.

Sipas tij, ata  përdorin fjalët shqipe për emërimin e vendbanimeve, si për shembull malet që janë rreth tyre e që kanë emrat si Bubullima apo  Rrokullisje.

Madje Salihaj deklaron se edhe instrument muzikore i kanë me emra shqip si lahuta.

“Ky popull j nuk ka të bëjë asgjë me atë afgan  dhe pakistanez”.

Vajza të fisit Kalasha 

Duke qenë i bindur për këtë, Salihaj tregon tjetër detaj që sipas tij dëshmon se ky popull është  me origjinë ilire.

“Në martesat e tyre, ata  betimin e bëjnë  me fjalët ‘derisa të vdes, besa besë”, tha ai, raporton lajmi.net.

Madje për këtë shprehje, thotë se ka edhe video.

“ E kanë edhe ‘qenin Ilir’ që ne i themi ‘qeni i Sharrit’ dhe duket se këta kanë origjinë nga trevat e Rugovës”, tha Salihaj para mediave,  pa qeshur asnjëherë.

Ai deklaroi se edhe besimi i këtij populli është ai çfarë kanë besuar iliret.

“Për këtë janë bëtë analiza nga 4 shqiptarë por edhe nga të huajt”, u shpreh Salihaj, pa treguar më shumë detaje se kush janë ata që kanë kryer këto analiza.

Madje për më tepër, Salihaj tha se këtë çështje do ta shtrojë edhe në Kuvendin e Kosovës,  ku do të kërkojë që Kosova dhe Shqipëria të dërgojnë atje një  ekspeditë.

Duke përfunduar, Salihaj tha se ky popull me prejardhje ilire në Afganistan është krijuar pasi atje kanë mbetur që nga koha kur paraardhësit e tyre ishin  ushtarë të Aleksandërit të Madh.

Por deputeti Salihaj duket se ka harruar ta përmend se ky version “i zbuluar” është raportuar kohë më parë në dokumentare të ndryshme dhe në media, një prej te cilave mund ta gjeni edhe në vegëzen më poshtë. Por ata janë në Pakistan e jo në Afganistan./lajmi.net

http://www.huffingtonpost.com/brian-glyn-williams/pagan-kalash-people-of-pakistan_b_4811627.html

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img