28,09,2024

Zariqi: Koalicioni me PDK-në ndikoi në uljen e votave të AAK-së

Must Read

Kryetari i degës së AAK-së në Ferizaj, Xhavit Zariqi, duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Ferizaj dhe në gjithë Kosovën, tha se në uljen e votave të AAK-së ndikoi koalicioni parazgjedhor që ky subjekt lidhi me PDK-në.

Rezultatin zgjedhor Zariqi e quajti befasues, duke konsideruar se qytetarët i ndëshkuan ata që nuk kanë qeverisur mirë me vendin gjithë këto vite.

“Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e pagoi atë që ishte në koalicion  me Partinë Demokratike, kurse Vetëvendosje mori një numër jashtëzakonisht të madh të votave, lirisht mund të themi të papritur, jo sepse është elektorati i Vetëvendosjes, por se votoi kundër të tjerëve edhe e favorizoi Vetëvendosjen, megjithatë rezultati është ky që është dhe është jashtëzakonisht i pranueshëm por që në këto zgjedhje nuk doli asnjë nga koalicioni ose nga partitë pjesëmarrëse në zgjedhje, fitues i zgjedhjeve i cili do të ketë të mundur ta krijojë qeverinë. Ishte një  votë kundër atyre që kanë qeverisë sepse në këto zgjedhje pati rënie të votës  nga të dy subjektet më të mëdha që ishin deri më tani në Republikën e Kosovës, pati rënie të votës edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe në një formë e paguajtën atë që nuk qeverisën mirë për disa vite’’, u shpreh Zariqi.

Përkundër kësaj, Zariqi thotë se e mira që i solli koalicioni me PDK-në, partisë së tij, ishte kandidimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, për kryeministër të vendit.

‘’AAK nuk ka  pësuar fare sepse AAK-ja si parti ka rritje të votës d.m.th në çdo komunë, edhe në Ferizaj ka rritje të votës edhe atë jashtëzakonisht mirë, por që nuk ka votë të mjaftueshme për aq sa është punuar  dhe propaganduar edhe për aq sa është dashtë të ketë, por sigurisht unë e thash që  besoj se  një numër i qytetarëve përkundër që ishin përcaktuar për të votuar për Aleancën, ka të tillë që janë edhe anëtarë të Aleancës dhe pjesëtarë edhe në struktura  por kanë qenë të pakënaqur me koalicionin që është arritur me PDK-në edhe kjo ka qenë ndoshta ulja e përqindjes  ose mosarritja  e asaj që është synuar edhe normal gjithmonë ka individë brenda  atyre stukturave që mund të jenë të pakënaqur  dhe veprojnë ndryshe edhe në këtë rast ka pasur edhe e kanë shprehur edhe kanë treguar  edhe normal kanë vepruar, ka pasur edhe qytetarë  që kanë votuar për Vetëvendosjen pa e ditur pse votojnë por veç se  të votojnë kundër atyre që kanë qenë në qeveri’’, theksoi Zariqi.

Në zgjedhjet e 11 qershorit në komunën e Ferizajt Lëvizja Vetëvendosje doli  e para me 34.86%, pasuar nga koalicioni PDK-AAK-NISMA me 30.49% dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa me 29.85%. / TELEVIZIONI TEMA /

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Miratohet Buxheti i Komunës së Ferizajt për vitin 2025, kap shumën mbi 46 milion euro

Kuvendi i Komunës së Ferizajt me shumicë votash ka miratuar buxhetin e Komunës së Ferizajt në vlerë prej 46,013,006...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img