Zëvendësministri në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Xhavit Zariqi, ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e 28 Nëntorit.
Zariqi në një postim të tij ka thënë se “Festat e Nëntorit janë festat e krenarisë sonë kombëtare, të cilat na dhanë forcë e kurajo për rilindjen e shtetit të Kosovës”
Postimi i plotë i Zariqit:
Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve,
Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë dhe mbetet simbol i bashkimit, unitetit, lidhjes, krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptarë. Kjo është një ndër ditët më të ndritshme dhe ndër më të rëndësishmet të rilindjes sonë kombëtare, në gjithë historinë tonë. Liria e arritur, është vlera jonë dhe pasuria më e çmuar e shoqërisë tonë, e cila nuk falet e as dhurohet, por fitohet me shumë punë e përpjekje, gjak dhe vuajtje brezash.
Festat e nëntorit janë festat e krenarisë sonë kombëtare, të cilat na dhanë forcë e kurajo për rilindjen e shtetit të Kosovës. Në këtë ditë të shënuar, iu përkulemi për të gjithë ata të cilët luftuan dhe flijuan veten e tyre për lirinë dhe pavarësinë e atdheut tonë.
Xhavit Zariqi
Zv. Ministër i Zhvillimit Ekonomik