15,05,2024

Zariqi: AAK do të udhëheq me Ferizajn

Must Read

Vjeshtën e këtij viti pritet të mbahen zgjedhjet lokale në të gjithë vendin. E, me afrimin e tyre, partitë politike kanë filluar të mendojnë për kandidatët për kryetar të komunave. Disa prej partive politike në Ferizaj tashmë i kanë bërë publik emrat e kandidatëve që do të garojnë për kryetar komune, e disa të tjerë ende jo. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në këtë qytet, edhe në zgjedhjet e sivjetshme do të garoj me kryetarin e saj, Xhavit Zariqin. Në një intervistë për Televizionin Tema, Zariqi shprehet i bindur se në 4 vjetët e ardhshme, partia e tij, do të udhëheq me Ferizajn.

“Kandidat për komunën e Ferizajt jam unë dhe unë do të jem kryetar i komunës së Ferizajt sepse kryetar i partisë jam, kurse do të jem kryetar i komunës dhe besoj qind për qind se po”, tha Zariqi.

Sipas Zariqit, dëshmi se AAK-ja do të jetë fituese e zgjedhjeve është aderimi i shumë personave në këtë subjekt politik.

“Ka aderime të reja, ka njerëz të ri që vijnë në Aleancë edhe të pa ftuar që të jenë pjesë e Aleancës që të angazhohen për ndryshimet e ardhshme që do të jenë në nivel të Republikës, por edhe në Ferizaj. Jeni në dijeni që ka patur disa tubime, një në Nerodime ku mbi 100 persona kanë aderuar në Aleancë, dhe në fund të kësaj jave dhe në javën e ardhshme kemi disa tubime ku do të aderojnë qindra të rinj në Aleancë, kjo sigurisht që janë lodhur nga subjektet që janë në pushtet dhe është një dëshmi e fortë që Aleanca në zgjedhjet e ardhshme do të jetë subjekti i parë politik”, tha Zariqi.

Xhavit Zariqi aktualisht është nënkryetar i komunës së Ferizajt. Në Ferizaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës udhëheq me 5 drejtori.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img