04,07,2025

Zaevi ofron postin e kryeministrit, por ai të jetë Muhamed Zeqiri i partisë së tij

Must Read

Ndërkohë që disa parti më të vogla shqiptare kanë thënë hapur se do mbështesin Zoran Zaevin për të formuar shumicën parlamentare dhe qeverinë nëse e pranon platformën shqiptare mirëpo deri më tani nuk ka pasur ndonjë iniciativë për dhënie të nënshkrimeve të deputetëve për LSDM, ndërkohë që në të njëjtën vijë është dhe BDI e cila sipas informacioneve ka takime të nivelit më të ulët me LSDM por që publikisht deri më tani asnjë detaj.

Image

Në anën tjetër, LSDM e Zoran Zaevit po e mat pulsin e shqiptarëve. Sonte në rrjetin social facebook ka nisur një fushatë në të cilën `promovon` kulltukun e kryeministrit duke dhënë shenja se është e gatshme që në krye të këtij posti të ulë një shqiptarë, mirëpo nga rradhët e saja. Ndoshta kjo do të jetë një trik i rradhës nga ajo vetëm për të `mashtruar` partitë shqiptare vetëm për t`i afruar ato pranë vetes. E nga kampanja që po shihet tashmë e sponzorizuar në facebook, si kandidat potencial që mund të ulet në kolltukun e kryeministrit po shfaqet deputeti i LSDM, Muhamed Zeqiri.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Apel, KUJDES NGA ZJARRET

Ferizaj, 04 korrik 2025 Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe ka angazhuar personel të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img