21,12,2024

Ymeri: Ndarja e 50 eurove e njëanshme, greva vazhdon

Must Read

Ymer Ymeri, koordinator për organizim të brendshëm në Sindikatën e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK), dhe nënkryetar i kësaj sindikate, ka thënë se greva nga shërbyesit civil do të vazhdoj për shkak se vendimi i qeverisë për ndarjen e 50 eurove është i njëanshëm.

Ymeri në një bisedë me KALLXO.com tha se sindikalistët kanë disa kërkesa jo vetëm rritjen e pagave prej 100 eurove.

“Jo nuk e pranojmë, gjithçka që jep qeveria pa konsultim me neve është vendim i qeverisë ndërsa për me u plotësu kërkesat tona janë ato që i kemi thanë së paku, 100 euro deri në fillimin e zbatimit të Ligjit të Pagave ndërsa për dy kërkesat tjera, sigurimet shëndetësore dhe Ligjin mbi skemat pensionale është çështje që duhet me u marrë vesh për çfarë periudhe ata e dërgojnë në kuvend”, tha Ymeri.

Greva sipas Ymerit do të vazhdoj deri sa të plotësohen kërkesat e sindikalistëve.

“Në do të vazhdojmë grevën, greva vazhdon deri në plotësimin e kërkesave të SBASHK-ut. Për me ndërpre grevën duhet me u arritë një marrëveshje me u plotësu kërkesat e SBASHK-ut kështu qeveria këtë 50 euro në mënyrë të njëanshme e ka ndarë pa u konsultu me askënd”, shtoi tutje Ymeri.

Qeveria e Kosovës do të ndaj nga ky muaj nga 50 euro për të gjithë zyrtarët publikë.

Kështu njoftoi kryeministri i vendit, Albin Kurti të shtunën në një konferencë për media.

Ai tha se ekzekutivi që drejton ka përgatitur një pako të re për ta përballuar inflacionin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img